​Voton Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Rakiq ka thënë se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe se procesi po vijon të zhvillohet pa ndonjë telash.
“Të gjitha qendrat janë hapur me kohë dhe procesi po zhvillohet normalisht. Ftoj të gjithë qytetarët që në numër sa më të madh të votojnë”, tha Rakiq.
Nga ana e tij, kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, ka thënë se zgjedhjet nënkuptojnë mbrojtjen e lirisë së shprehjes.
Tutje, Radojeviq ka thënë se gjithçka deri tani është duke shkuar në mënyrën më të mirë.

Back to top button