​Zelensky flet në Kuvendin e Shqipërisë: Mbi 600 fëmijë viktima

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sot përmes platformës Zoom, iu është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë drejtpërdrejtë nga Kievi.
Zelensky solli në vëmendje vrasjet dhe masakrat ruse në Ukrainë duke kujtuar edhe atë të ditës së djeshme në Odesë.
”Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në një rrezik vdekjeprurës. Dje si pasojë e një bombardimi raketor mbi qytetin tonë të Odesës, një djalë 14 vjeçar ka humbur jetën. E plagosur ka mbetur dhe një vajzë 17 vjeçare. Çdo ditë kemi një realitet të tillë. Çdo ditë ukrainasit humbasin fëmijë nga sulmet ruse”, tha Zelensky.
Sipas këtij të fundit më shumë se 600 fëmijë kanë rënë viktima të pushtimit rus.
”220 fëmijë u vranë dhe 406 u plagosën. Sot është një ceremoni lamtumire për gazetaren Vera Gyrych, e cila u vra nga një raketë ruse në shtëpinë e saj në Kiev”, tha Zelensky.

Back to top button