Kim Kardashian me veshjen e Marilyn Monroe në “Met Gala 2022”

Kim Kardashian është personaliteti botëror e cila dominoi me dukje në tepihun e kuq në Met Gala 2022. Ajo pati të veshur fustanin e ikonës së ndjerë të filmit e muzikës Marilyn Monroe, që ka kushtuar 5 milion dollarë, ndërkaq flokët për këtë ngjarje i bëri ngjyrë bjonde në platin.
Monroe me këtë fustan u paraqit në ditëlindjen e presidentit John F. Kennedy, në vitin 1962. Fustani tek Monroe bie në sy edhe më shumë kur ajo këndon këngën “Happy Birthday” presidentit John F. Kennedy.

Kardashian vërtetë i mahniti të gjithë me glamur kur eci në tepihun e kuq përkrah të dashurit të saj, Pete Davidson. Veç kësaj, ajo bëri histori si personi i vetëm që veshi fustanin ikonik të Monroes që prej se ai u disajnua. Ky fustan u punua me mbi 6000 kristale.
Kardashian, në një intervistë për Vogue ka thënë se ideja për veshje të këtij fustani i lindi vitin e kaluar në ngjarjen Met Gala.
Kardashian ka thënë se sot shumëkush vesh fustane të tilla, por ky për atë kohë ishte unik, origjinal, dhe kjo është ajo që e bën të veçantë.

Janë edhe Blake Lively e Cardi B në radhë të personaliteteve që po ashtu u veçuan për dukje.
Blake Lively u paraqit me këtë fustan, krijimi i të cilit u inspirua nga arkitektura e New York.

Cardi B pati të veshur një fustan ngjyrë ari nga Versace. Edhe ajo u duk mahnitëse, pasi që me veshje iu përshtat kodit të veshjes së ngjarjes, që ishte “Glamur i Praruar”
Ndërkaq ato me këtë kod iu përshtaten temës që ishte “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”.

Në radhë të yjeve të tjerë, Gigi Hadid zgjodhi të vesh këtë kostum nga Versace. Edhe ajo tërhoqi vëmendje me paraqitje. E Bella Hadid pati të veshur këtë fustan të zi nga Burberry.


Përshtypje me dukje la edhe Vanessa Hudgens, e cila u paraqit e veshur me këtë fustan të zi Moschino. Megjithatë, asaj në këtë fustan iu dukën veshjet e brendshme.

Radha e personaliteteve që morën pjesë në Met Gala është e gjatë. Veç Hudgens në tepihun e kuq me fustane të zi u paraqitën edhe: Maude Apatow, Joan Smalls, Katy Perry, Kerry Washington e Karlie Kloss.
Janelle Monae u paraqit me fustan ngjyrë të zi të kombinuar me argjendi, ndërkaq në kokë pati të vënë një mbulesë, që po ashtu u kombinua me fustanin.

Ngjarja vjetore “The Metropolitan Museum of Art Costume Institute Benefit”, e njohur edhe si Met Gala, vlerësohet ngjashëm si Super Bowl.
Ajo mbahet me qëllim të mbledhjes së parave për ndihmë të Institutit të Kostumeve në New York.
Është raportuar se biletat për këtë ngjarje kushtuan 35, 000 dollarë për një, ndërkaq çmimet për rezervim të tavolinës ishin filluar nga 200 mijë deri në 300 mijë dollarë.
Rreth përfitimeve nga ngjarja edhe një herë u kujdes kryeredaktorja e revistës Vogue, Anna Wintour.
Kësaj radhe numri i pjesëmarrësve arriti në 400, që ishte dukshëm më i vogël në krahasim me ngjarjet para pandemisë, ku merrnin pjesë 500 deri në 600 pjesëmarrës./21Media

Back to top button