​Zemaj viziton Teqenë në Lukinaj të Hasit dhe Demjan

 

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar sot Teqenë e Shejh Rexhës në Lukinaj të Hasit dhe Teqenë e Shejh Bajramit në Demjan, ku me udhëheqësit e këtyre dy institucioneve fetare ka biseduar rreth pandemisë dhe përmbajtjes së rregullave antiCOVID-19.

Zemaj ka thënë se përveq situatës me COVID-19, kanë biseduar edhe për çështjet të cilat i shqetësojnë qytetarët e kësaj zone.

“Qëllimi ynë i përbashkët është ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit. Solidariteti ndër-njerëzor, në veçanti në kohët e infeksioneve si ky me COVID-19, duhet të rritet, duke ruajtur njëri-tjetrin nga virusi i rrezikshëm. E falënderova Shejhun e Teqesë në Lukinaj dhe Shejhun e Teqesë në Demjan për mikpritjen dhe bisedën e ngrohtë, ku përveç pandemisë, biseduam edhe çështje që i preokupojnë qytetarët e Hasit dhe Kosovës. Mbani maska gjatë lutjeve në objektet fetare! Mbaje higjienën! Ruaje distancën!”, shkruan ministri Zemaj në Facebook.

Në Teqenë e Shejh Rexhës në Lukinaj të Hasit dhe Teqenë e Shejh Bajramit në Demjan, bashkëbisedova me udhëheqësit e…

Gepostet von Armend Zemaj am Mittwoch, 2. September 2020

Back to top button