​Osmani: Hoti duhet t’ia kërkojë Vuçiqit lulen e munguar në varrezën masive me shqiptarë në Batajnicë

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar para takimit të delegacionit shtetëror të Kosovës me palën serbe, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, më 4 shtator në Uashington.

Osmani, e cila vjen nga radhët e LDK-së, në një postim në Facebook ka shkruar për krimet serbe gjatë kohës kur Aleksandar Vuçiq ishte ministër i Informacionit i Sllobodan Millosheviq.

Kryeparlamentarja ka thënë se Hoti duhet të kërkoj nga Vuçiq, lulen e munguar në varrezën masive me shqiptarë në Batajnicë.

“Presidenti Vuçiq, ish – ministër i Millosheviqit, i cili ka gjasë të ketë qenë prezent në takimet kur shefi i tij jepte urdhra për zhvarrosje të civilëve shqiptarë me ekskavatorë – sot e asaj dite nuk e ka parë të rrugës të vendosë lule dhe të përkulet aty apo të kërkojë falje për viktimat! Politikanë, ushtarakë e policë serb në atë kohë i përdornin shumë sintagmat: “pastrim i terrenit” dhe “sanitizim”, të cilat kishin të bënin me zhvarrosjen e viktimave shqiptare dhe transportimin e tyre drejt varrezave masive në Serbi. E, si mund të ketë paqe me njerëz të cilët s’mund t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të kërkojnë falje për viktimat që i kanë shkaktuar?! Ndërgjegjja s’mund të “pastrohet” e as “sanitizohet”. Ndërgjegjja kërkon pendim, kërkim falje, dhe shpagim! Përveç njohjes, Hoti duhet t’ia kërkojë Vuçiqit lulen e munguar në varrezën masive me shqiptarë në Batajnicë”, shkruan Osmani në një postim në Facebook.

Millosheviq: S’ka trupa, s`ka krime

Këto janë disa shënime nga ditari i Obrad Stevanoviq, ish – zv. ministër i…

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Mittwoch, 2. September 2020

Back to top button