1.6 milionë euro e mbi 74 milionë dinarë u konfiskuan sot në filialet e Bankës Postare Kursimore në veri

(Lajm i përditësuar)
1.6 milionë euro e mbi 74 milionë dinarë u konfiskuan sot në filialet e Bankës Postare Kursimore në veri
Policia ka njoftuar se është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave.
“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinarë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Tutje thuhet se në filialet e kësaj banke janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre.
Policia mbyll gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore në veri
Policia e Kosovës sot ka zhvilluar aksion në Bankën e Postës në Mitrovicë të Veriut.
Në këtë aksion po marrin pjesë edhe zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë se aksioni është mbajtur nën dyshimin që disa biznese po zhvillojnë veprimtari të kundërligjshme.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?