1 i vdekur dhe 299 raste të reja me COVID-19

 

 

1 mijë e 825 është numri i mostrave të testuara gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR. Nga këto testime 299 raste u konfirmuan me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 94 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Suharekë 9 raste, Viti 9 raste, Deçan 7 raste, Obiliq 7 raste, Pejë 6 raste, Prizren 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Gjakovë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Novobërdë.

Gjatë këtyre orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Prishtina, bëhet fjalë për një 82 vjeç.

Numri total i rasteve pozitive është 54 mijë e 560 raste nga 201 mijë e 918 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë 388 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47 mijë e 605 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 567./21Media

 

Back to top button