1 mijë e 696 raste aktive me Covid-19
Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 696 raste aktive me koronavirus.
Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë më së shumti raste ka Komuna e Prishtinës me 386 raste aktive me COVID-19, e pasuar nga Gjilani me 146, Ferizaj me 122 dhe komuna tjera me qindra raste.
Në 24 orët e fundit në Kosovës si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur një person dhe u regjistruan 61 raste të reja me COVID-19.
Pas uljes së rasteve me Covid-19, Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim që të lirohen masat anti-COVID. Masat e reja përfshijnë heqjen e orës policore, lejimin e dasmave dhe hapjen e klubeve të natës./21Media