1 mijë e 730 raste aktive me COVID-19

 

Gjatë kësaj jave ka pas rënie të numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve me koronavirus.

Megjithatë, ende vazhdon të ketë raste të reja pozitive me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 63 raste me këtë virus. Ndërkaq, që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 15 mijë e 333 nga 64 mijë e 230 persona të dyshimtë me virusin SARS CoV2.

Derisa 12 mijë e 987 persona janë shëruar nga ky virus janë edhe 616 të tjerë të cilët nuk munden ta mposhtin virusin korona për çka edhe kanë ndërruar jetë.

Në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thuhet se janë 1 mijë e 730 raste aktive me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 24 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 4 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Klinës 3 raste, komuna e Suharekës 3 raste, komuna e Deçanit 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec./21Media

Back to top button