1 muaj paraburgim për personin që falsifikoi diploma

 

Gjyakata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditë ndaj të pandehurit H.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”falsifikimi i dokumenteve”.

”I panadehuri H.M në periudhën kohore Janar – Mars të vitit 2021, në Malishevë, pikërisht në agjencinë e tij, i njëjti përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit dhe atë 23 diploma të lëshuara në emër të personave të ndryshëm banor të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës për të cilat është pretenduar që janë lëshuar nga një Shkollë e mesme e lartë profesionale në Prizren, dhe të gjitha këto diploma janë përdorur gjatë aplikimit për vizë pune në shtete të BE-së, kurse personat e pajisur me këto diploma kanë paguar 350.00 – 400.00 euro për një diplomë, mirëpo pas verifikimit në librat amë të shkollës profesionale në Prizren, është konstatuar se gjithë këto diploma janë të falsifikuara dhe jo të lëshuara nga kjo shkollë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Gjyqëtarja e procedures ka potencuar se personat të cilët kanë marrë këso lloj diplomash duhet të paraqiten para Prokurorisë.

”Gjyqëtarja ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale”, thuhet tutje në komunikatë.

Gjithashtu kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Kujtojmë që, personi në fjalë është një 60 vjeçar, i cili është arrestuar nga policia e Kosovës me 6 maj të këtij viti./21Media

Back to top button