​Manchester City- Chelsea, superderbi i Premier Ligës

 

Në rast fitoreje, skuadra e Pep Guardiolas do të shpallej kampion i sezonit 2020/21.

Sot me fillim nga ora 18:30, Manchester City do të zhvilloj ndeshje kundër skuadrës në top formë Chelseat, ku në rast fitoreje, “Qytetarët” edhe zyrtarisht do të ngritin titullin e Premier Ligës angleze.

Në anën tjetër, kjo do të jetë edhe një para-finale për të dy skuadrat, pasi që të dyja do ta takohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, në Stamboll të Turqisë.

“Blutë” e Londrës pas 34 ndeshjeve gjenden në vendin e katërt në tabelë, me 17 fitore, 10 barazime dhe shtatë humbje, duke arkëtuar gjithsej 61 pikë, dy sosh larg vendit të tretë Leicester Cityt.

Tek të dy skuadrat do të mungojnë vetëm nga një lojtar, ku tek Manchester City do të mungoj vetëm mbrojtësi John Stones për shkak të kartonit të kuq, kurse tek Chelsea nuk do të paraqitet vetëm kroati Mateo Kovacic.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Dias, Laporte, Mendy; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Mahrez, Aguero, Sterling

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Zouma, Rudiger, Christensen; James, Jorginho, Kante, Alonso; Mount, Pulisic; Havertz

18:30 Manchester City (1) – Chelsea (4) (Stadiumi Etihad).

Back to top button