Cilat janë shenjat e para të diabetit dhe si mund të trajtohet, për RTV21 tregon endokrinologu Shala

“Diabeti është një sëmundje, me ç’rast trupi i njeriut nuk prodhon sa duhet hormonin insulin (nga pankreasi) apo trupi nuk reagon mjaftueshëm ndaj insulines. Sido që të jetë, si përfundim kemi rritje të nivelit të glikemisë (sheqerit) në gjak.”, kështu bëri të ditur sot për rtv21.tv endokrinologu Genc Shala, i cili tregoi se cilat janë dy tipet kryesore të sëmundjes së diabetit.
Shala potencoi se janë disa lloje të diabetit, por më kryesoret janë: Diabeti tip 1 (që paraqitet kryesisht në moshë të re), diabeti tip 2 (që paraqitet kryesisht mbi moshën 35 vjeçare), diabeti i shtatzënave, etj.
Shenjat e para të diabetit, si mund të parandalohet - Shqiptarja.com
Sipas internistit Shala, forma më e shpeshtë e diabetit është ajo e tipit 2. “Në botë çdo i 10 person i rritur ka diabet tip 2”, u shpreh ai.
Endokrinologu Shala gjatë intervistës për rtv21.tv tregoi se sëmundja e diabetit nuk njeh moshë apo gjini.
Sipas tij, diabeti tip 1 prek kryesisht moshat e reja, nën 35 vjeç, e ka rast të diabetit tip 1 edhe te të porsalindurit, ndërsa, diabeti tip 2 prek kryesisht moshat mbi 35 vjeç, por siç theksoi Shala, në ditët e sotme, me obezitet të përhapur shumë, edhe te moshat e reja ka raste me diabet të tipit 2!
Dallimi mes Diabetit Tip1 dhe Tip2 » Mjekësia Bimore Arabe
Internisti Shala, i cili punon në Spitalin Amerikan tregoi se cilat janë shenjat e para të shfaqjes së diabetit. “Shenjat e para janë plogështia, etja, uria, urinimi i shpeshtë (sidomos natën).”, deklaroi ai.
I pyetur se si mund të bëhet trajtimi i kësaj sëmundjeje, endokrinologu tregoi se trajtimi më i mirë është ndërrimi i stilit të jetës. Kjo, siç shtoi ai, nënkupton aktivitete sportive (15-30 minuta në ditë), dietë të shëndetshme, marrje të barnave apo e insulinës me rregull dhe kontrollat e rregullta te endokrinoloët./21Media
Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Aktiviteti fizik dhe sporti (19) - Panacea.mk

Back to top button