1 viktimë nga COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 144 testime të kryera.
Betejën me virusin e ka humbur një qytetar. Ndërkaq janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105 mijë e 549.
Në total numri i rasteve aktive është 107.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 12 mijë e 927 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324 mijë e 107 doza të vaksinës.
Deri më sot 93 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button