35 njerëz të vrarë në Bagdad

Numri i viktimave të një sulmi me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, arriti në 35, thanë zyrtarët spitalorë. Sulmi ndodhi në një treg të Sadr City.

Policia iraniane bëri të ditur po ashtu se në këtë sulm u plagosën edhe 60 qytetarë, të cilët po bënin pazare për Festën e Kurban Bajramit.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant Shteti Islamik, tha agjencia e lajmeve e grupit Nashir.

Burimet spitalore paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike. U përballëm me një krim të tmerrshëm që shënjestroi civilët në Sadr City, në prag të Bajramit, por ne nuk do të pushojmë derisa terrorizmi të çrrënjoset”, shkroi në Twitter presidenti i Irakut, Barham Salih.

Qeveria e Irakut ka shpallur fitoren në luftën e saj kundër Shtetit Islamik në fund të vitit 2017, por ISIS vazhdon të kryejë sulme të kohëpaskohshme në Irak./21Media

 

Back to top button