1 viktimë nga COVID-19 në Shqipëri

 
 
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar një rast i ri me COVID-19, nga 1 mijë e 542 testime të kryera.
Rasti pozitiv është nga Shkodra.
Kurse një qytetar 83 vjeç nga Tepelena, ka humbur betejën me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 929 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri. Ndërsa po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive./21Media

Back to top button