Kaloni te përmbajtja kryesore

Dërgohet në Qeveri projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale

 
 
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot kanë dërguar në Qeveri projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Gjykata Komerciale është një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë për investime nga bashkatdhetarët dhe investimeve të huaja në Kosovë.
“Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin per themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë. Falënderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve!”, ka shkruar ministrja./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button