Formacionet zyrtare ​Ukrainë – Austri

 
 
Në kuadër të rrethit të fundit të ndeshjeve në Grupin C sot do të ballafaqohen Ukraina dhe Austria.
Këto dy skuadra janë në luftë direkte për vendin e dytë i cili garanton kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian Euro 2020.
Të dy kombëtaret i kanë nga tri pikë pas dy ndeshjeve pasi që të dyja e kanë mposhtur Maqedoninë e Veriut ndërsa kanë pësuar disfatë nga lideri i këtij grupit, Holanda.
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Ukraina: Bushchan, Sudorchuk, Yarmalenko, Malinovskyi, Yarmechuk, Shaparenko, Zabarnyi, Mykolenko, Zinchenko, Karavaev, Matviyenko.
Austria: Bachmann, Dragovic, Hinteregger, Arnautovic, Alaba, Sabitzer, Grillitsch, Baumgartner, Lainer, X.Schalger, Laimer.

Back to top button