1 viktimë nga Covid-19

Si pasojë e infektimit me Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2 mijë e 236 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 331.
Evropë dhe botë është rënduar javët e fundit me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) i cili është raportuar tashmë në shumë shtete të botës dhe rrezikon përhapjen e këtij varianti edhe në Republikën e Kosovës. Andaj, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, për respektimin e të gjitha masave sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës.”, thuhet në njoftimin e tyre.
Prej sot Ministria e Shëndetësisë ka filluar vaksinimin me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare./21Media

Back to top button