10 këngët që u publikuan gjatë javës
Muaji dhjetor veçohet për shkak të festave të fundvitit që sjellin magji në çdo vend. Padyshim se këto festa më së miri kalohen nën tingujt e këngëve të ndryshme, për çka këngëtarët e estradës sonë janë kujdesur që këtë muaj t’i befasojnë fansat e tyre.
Vetëm këtë javë në listën e këngëve të muajit dhjetor janë shtuar 10 këngë të reja, shkruan rtv21.tv
Veç këngëve solo gjatë javës ka pasur edhe bashkëpunime mes artistëve të njohur.
“Dashni” titullohet projekti i publikuar nga Sabri Fejzullahu në bashkëpunim me artistin Noga. Kënga më e re nga dyshja është realizuar me videoklip.
Një projekt në fund vit nuk mungoi as nga Rep-artisti, Ledri Vula. Ledri mbrëmë ka publikuar projektin e ri të titulluar ”Amerikana”.
Big Mama të premten publikoi projektin e titulluar “Kulmi i tradhtisë” këngë e cila u publikua në kuadër të xhirimeve të vitit te ri 2022.
Një këngë e re gjatë javës u publikua edhe nga Motrat Mustafa. Për xhirimet e vitit të ria to publikuan projektin “Ku rafsha mos u vrafsha”.
Në listën e këngëve të javës bënë pjesë edhe kënga “Ku je” nga këngëtari Elgit Doda. Edhe kjo këngë është publikuar me videoklip.
Albina Kelemdni për festat e fundvitit zgjodhi të sjell një baladë. “Pa Mu” titullohet balada të cilën, Albina e ka publikuar së bashku me videoklip.
Me një baladë të re gjatë javës erdhi edhe Samanta Karavella. Ajo përr fansat e saj ka publikuar një baladë me titull “Jeta ime”.
“Lamtumirë” titullohet projekti i ri i grupit muzikor, Elita 5 që u publikua gjatë kësaj jave, duke shënuar rikthimin e këtij grupi.
Edhe Tayna publikoi një projekt të ri për fansat e saj. Kënga e re titullohet ”OFG” dhe është realizuar me videoklip.
“Edhe kur të martohesh” këngë kjo që gjatë verës u bë hit në çdo mbrëmje muzikore ku këndoi Labinot Tahiri, këtë javë u publikua edhe me videoklip.
Kujtojmë se, këta artistët ishin aktiv edhe gjatë verës duke publikuar këngë të reja, si dhe ishin pjesë e mbrëmjeve muzikore./21Media