10 raste të reja me Covid-19

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar 10 raste të reja, ndërsa janë shëruar edhe 134 persona.

Ministria ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.

“Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188. Në total numri i rasteve aktive është 1.074.”, ka informuar MSh./21Media

Back to top button