10 të vdekur, 173 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 10 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 173 raste të reja.
“Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444. Në total numri i rasteve aktive është 9.764.”, ka informuar MSh.
Siç ka bërë të ditur ministria, në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.
Ndërkaq, deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
No photo description available.

Back to top button