Eliza kujton babin e saj në 1 mujorin e vdekjes

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha ka kujtuar sot babain e saj tashmë të ndjerë.
Hoxha ka postuar një fotografi në ”Instagram”, ku shihet varri i babait të saj.
”1 muaj pa babin”, ka shkruar Hoxha krahas fotografisë.

Ndryshe, profesori, kompozitori dhe publicisti Shefqet.H.Hoxha ka ndërruar jetë më 19 gusht.
Hoxha kishte punuar si profesor i muzikës në gjimnazin e Podujevës dhe në shkollën normale në Prishtinë. Me vite të tëra kishte qenë redaktor i muzikës dhe gazetar si dhe autor i shumë emisioneve e posaçërisht emisionit ”Ju prezantojmë” që i kushtohej kultivimit të muzikës popullore nga shoqëritë kulturo-artistike në vend dhe rajon.
Shefqet Hoxha ishte fitues i disa çmimeve muzikore dhe radiofonike./21Media

Back to top button