10-vjeçari mbytet në lumë, e mori rrjedha e ujit

Një 10-vjeçar është mbytur në lumin Fan të Mirditës në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtrungaj rreth orës 18:45. Dyshohet se të miturin e ka rrëmbyer rrjedha e lumit.
“Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytur një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë”, ka njoftuar policia.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me banorët kanë nisur kërkimet.
Në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e RENEA-s, të cilët kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit do të fillojnë në orët e para të mëngjesit.
Grupi hetimor po punon për ndriçimin e plotë të ngjarjes./21Media

Back to top button