10 vjet dialog me Serbinë

 

Sot janë bërë dhjetë vjet nga fillimi i dialogut me Serbinë në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. I nisur si dialog teknik më 8 mars të vitit 2011, një dekadë negociata në Bruksel po konsiderohen të dështuara në arritjen e epilogut përfundimtar të marrëveshjes finale. Nga 35 marrëveshje që prodhoi ky dialog shumica prej tyre nuk kanë gjetur zbatim, si pasojë e refuzimit të palës serbe. Ndërkohë, edhe e ardhmja vlerësohet si diskutabile në arritjen e qëllimit të njohjes reciproke ndërmjet dy shteteve. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se deri në prill të vitit 2022, nuk pritet të ketë̈ ndonjë̈ progres në këtë drejtim.

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik e Kosovës (KDI) thotë se nga 35 marrëveshjet e arritura kanë gjetur zbatim vetëm ajo për vulat doganore, regjistrat civil, njohja policave të sigurimit dhe certifikatave të ADR-së.

“Tani pas dhjetë viteve kur reflektojmë prapa se çfarë ka ndodhur në këtë proces shohim se janë arritur 35 marrëveshje nga i gjithë procesi i dialogut. Shumica e këtyre marrëveshjeve ende nuk janë zbatuar plotësisht. Nga ajo që kemi monitoruar ne si KDI është se pala serbe ka refuzuar të zbatoj shumicën e marrëveshjeve. Ajo është përkujdesur të mos zbatoj marrëveshjet sidomos në pikat ku është implikuar në ndonjë mënyrë njohja e Kosovës si shtet i pavarur…Disa nga marrëveshjet që janë zbatuar deri më tani janë marrëveshja për vulat doganore, marrëveshja për regjistrat civil, marrëveshja për njohjen e policave të sigurimit, njohjen e certifikatave ADR. Ndërsa marrëveshjet që ende nuk janë zbatuar, apo janë në zbatim e sipër janë marrëveshja për asociacionin e komunave serbe, një pjesë e marrëveshjes së energjisë, një pjesë e marrëveshjes së telekomit, e kështu me radhë”, thotë ajo.

Të dështuara gjithë këto vjet të dialogut për të arritur marrëveshjen finale i quan Visar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillim (D4D).

“Dialogu ka filluar fillimisht si teknik nga viti 2011, pastaj ka tejkaluar në dialog politik. Me gjithë̈ progresin relativ ka pasur disa marrëveshje, duke përfshirë̈ lëvizjen e lirë, telekomunikacionin dhe të tjera që janë̈ arritur…Dialogu ka dështuar të arrijë në epilog përfundimtar sepse ky ka qenë qëllimi që nga fillimi i fasilitimit të tij që të arrihej një̈ marrëveshje përfundimtare që do të tejkaloj këtë̈ ngërç̧ politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë̈. Mendoj që 10 vjet dialog janë̈ shumë vjet të humbura dhe mendoj që ka ardhur koha që BE-ja së bashku me ShBA-në ta konkulodoj këtë̈ dialog sepse 10 vjet janë̈ tepër të mëdha” , thotë ai.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i institutit “Epik”, Demush Shasha thotë se deri në vitin 2022 nuk pret arritjen e marrëveshjes finale për njohje reciproke. Derisa edhe tregon cilat janë mësimet që duhet t’i nxjerr Kosova nga këto dhjetë vite dialog.

“Nuk pres ndonjë̈ progres të ndjeshëm respektivisht në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve…nuk pres për shkak të dinamikave politike në Serbi me ç’rast për një̈ vit nga sot në Serbi do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Deri në prill të vitit 2022 nuk duhet pritur ndonjë̈ progres në çështjet kyçe me Serbinë… Nuk guxojmë̈ të hapim çështjet e shtetësisë̈ sonë̈ në kuadër të dialogut me Serbinë̈. Pra ne kemi parë se gjatë këtij dialogu janë̈ hapur tema të cilat kanë prek shtetësinë̈ tonë. Respektivisht çështja e shkëmbimit të territoreve dhe asociacionit. Asnjë̈ nga këto tema nuk guxojnë̈ të hapen në të ardhmen. Ky është̈ njä mësim”, thotë ai.

Lideri i partisë fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti ditë më parë bëri të ditur se dialogun nuk do ta ketë prioritet në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk do ta kemi prioritet ne formimin e ekipit të dialogut me Serbinë. Ju e dini shumë mirë që në të gjitha matjet e opinionit publik, dialogu me Serbinë herë është në vendin e gjashtë, herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë, neve ju përgjigjemi atyre qytetarëve. Prioritet e kemi drejtësinë dhe punësimin”, ka deklaruar ai.

Dialogu me Serbinë ka stagnuar që nga viti i kaluar, ndërsa në fillimin e javës së kaluar në Kosovë qëndroi edhe emisari special e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili tha se pret rifillim të dialogut pas konstituimit të qeverisë së re./21Media

Back to top button