Marshi i grave me biçikleta

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Prishtinë tek Monumenti Heroinat për të parën herë u organizua marsh me biçikleta për të transformuar shoqërinë e qytetet tona.

Një grua në biçikletë është një grua e pavarur, e fuqishme dhe e emancipuar, thonë organizatorët e këtij marshi.

Organizatorja e këtij marshi, Fitore Pacolli para gazetarëve thotë se simbolika e kësaj është se gratë në çdo qytete të Kosovës pengohen të lëvizin lirshëm qoftë në trotuare, e rrugë dhe se shumica e burrave janë ngasës të veturave dhe gratë të cilat nuk kanë vetura varen nga burrat.

Për çka në këtë rast Pacolli thotë se biçikletat mund të shërbejnë si mjet që gruaja e përdor për udhëtim.

“Ky lloj organizimi bëhet për herë të parë në Kosovë dhe ka disa simbolika, simbolika e parë është që ne si gra në cilin do qytet të Kosovës jemi të penguara që të lëvizim lirshëm qoftë në trotuare, qoftë në rrugë nëse shohim statistikat shumica e burrave janë ngasës së veturave , dhe gratë nuk kanë vetura dhe varen nga burrat, e biçikleta mundet të shërbej si një mjet që gruaja e përdor mjet udhëtimi që shkon prej një pike në një pikë tjetër. Biçikleta ua ofron grave lirinë që të lëvizin lirshëm, nuk kërkon para për mirëmbajtje apo për të shpenzuar për çdo ditë sepse shfrytëzon biçikletën”, tha Pacolli.

Po ashtu Pacolli thotë se marshi përçon mesazh që gratë mund të jenë ato të cilat mund të shtyjnë përpara ndryshimin në shoqëri dhe të transformojnë qytetet dhe t’i kthejnë në qytete ë gjelbra.

“Po ashtu përçon mesazh që gratë mund të jenë ato të cilat mund të shtyjnë përpara ndryshimin në shoqërinë tonë dhe të transformojmë qytete tonë, t’i kthejmë në qytetet më të qasshme, më të gjelbra në qytetet të cilat janë në shërbimin tonë dhe jo në qytete të cilat janë uzurpuar nga vetura dhe barriera tjera fizike”, u shpreh Pacolli.

Back to top button