100-shet e falsifikuara bëjnë gjiro nëpër Kosovë

Ditëve të fundit është parë se po qarkullojnë në Kosovë kartmonedha 100 të falsifikuara. Vetëm dje në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të falsifikimit të parave.
Dy raste janë raportuar në Prishtinë, me datë 30.03.2022 ankuesja femër kosovar ka raportuar se një klientë, kishte deponuar më datë 24. 03. 2022 një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor është marr me rast dhe ka sekuestruar monedhën për procedura hetimore.
Po ashtu një klient Prishtinë me datë 30.03.2022-19:45, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një klient ka bërë pagesën e produktit me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.
Ndërsa dy raste tjera janë raportuar në Ferizaj Ankuesi mashkull kosovar, me datën 30.03.2022 ka raportuar se një klient i bankës kishte deponuar me datë 25.03.2022, një shumë të parave, ndër to një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor është marr me rast dhe ka sekuestruar monedhën në fjalë për procedura hetimore.
Ndërsa edhe një rast tjetër kishte ndodhur në Ferizaj, Ankuesja femër kosovare, me datën 30.03.2022 ka raportuar se një klient i bankës kishte deponuar me datë 25.03.2022, një shumë të parave, ndër to një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Njësiti policor është marr me rast dhe ka sekuestruar monedhën në fjalë për procedura hetimore./21Media

Back to top button