Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje

Tre persona nga Istogu janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.
Policia është njoftuar se më 26 mars në fshatin Suhogerll- Istog, të dyshuarit të maskuar kanë ndaluar veturën e cila ishte duke qarkulluar në atë rrugë, dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar që viktimat njëri nga ta i mitur, të largohen nga automjeti.
Viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa nga viktimat kanë marrë: 900 euro, 2telefona të cilët i kanë thyer ne vendin e ngjarjes dhe veturën e cila
është gjetur 2 kilometra nga vendi i ngjarjes e braktisur.
Me qellim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri 3 lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar 2 armë të gjata tre karikator.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj 2 të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt./21Media

Back to top button