100 të vdekur nga shpërthimi pranë autobusëve

Arrin në 100 numri të vdekurve nga shpërthimi në konvojn e emigrantëve

Ka arritur në 100 numri i personave të vdekur nga shpërthimi që ka ndodhur sot në afërsi të autokolonës së autobusëve, që ishte në pritje për të hyrë në qytetin sirian Aleppo, ka njoftuat Mbrojtja Civile Siriane.

Kjo organizatë humanitare civile, e njohur si “Helmetat e bardha”, thotë se vullnetarët e tyre morën të paktën 100 trupa nga skena e shpërthimit, raporton AP.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut në Siri, më parë kishte raportuar për 43 persona të vdekur dhe 48 të lënduar.

Back to top button