11 ditë fushatë në Podujevë

KQZ në mbledhje për përgatitjet për zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës lidhur me procesin e përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se periudha e fushatës do të zgjasë 11 ditë, e cila do të fillojë më 3 mars deri më 13 mars. Aplikimi për akreditim të vëzhguesve do të jetë i hapur nga 14 shkurti deri më 12 mars. Aplikimi i partive për certifikim të partive politike fillon më 8 shkurt dhe do të zgjasë deri më 17 shkurt, shkruan 21Media.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës, bazuar në vendimin e presidentit, Hashim Thaçi, do të mbahen më 15 mars 2020.

Podujeva shkon në zgjedhje pas emërimit të Agim Veliut në krye të Ministrisë së brendshme dhe administratës publike në Qeverinë Kurti./21Media

 

Back to top button