Plaku e pyet Zaevin: Pse unë nuk mund të marr pensionin e bujkut

I moshuari afro 60 vjet ka punuar si bujk dhe nuk po e gëzon të drejtën e pensionit

Plaku nga Haraçina e pyet Zaevin: Pse unë nuk mund të marr pensionin e bujkut, kam dëgjuar prej jush se bujqit do të marrin pension, raporton TV21.

Pasi përfundoi fjalimet dhe u nisën për të shkuar për të parë se si është duke u realizuar projekti i kanalizimit, një i moshuar nga Haraçina ndali kreun e LSDM-së, Zoran Zaev për ta pyetur se pse ai nuk po përfiton pension si bujk.

Ai i tha ish-kryeministrit se është i moshuari i vetëm në familje dhe afro 60 vjet ka punuar si bujk dhe nuk po e gëzon të drejtën e pensionit. I moshuari nga Haraçina, ja kujtoi Zaevit këtë premtim.

“Kam dëgjuar prej teje se bujqit do të marrin pension. Nga ajo nuk ka asgjë. Unë nuk mund të gëzoj këtë të drejtë. Askush në shtëpinë time nuk merr pension, jam vetëm unë Jamë më i vjetri në shtëpi”,tha plaku.

Kurse ish kryeministri tha se atë të drejtë janë duke e gëzuar mijëra persona në shtet dhe se do të kontrollohet se pse personi në fjalë nuk po e gëzon të drejtën e pensionit./TV21

Back to top button