11 mijë 416 të infektuar me koronavirus në Kosovë

 

Deri më tani në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 11 mijë e 416, kurse numri i viktimave është 401.

Sipas IKSHPK-së, deri më tani në vendin tonë janë shëruar 7 mijë e 191 persona nga koronavirusi dhe aktualisht numri i rasteve aktive në Kosovë është 3 mijë e 824.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 141 raste të reja dhe janë shëruar 230 pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 11 persona të cilët kishin qenë të infektuar me Covid-19./21Media

Back to top button