Moti sot dhe nesër

 

Në vendin tonë sot do të mbajë mot i nxehtë dhe me diell. Këto temperatura do të na shoqërojnë edhe nesër.

Në mëngjesin e sotëm do të jetë pjesërisht vranët e me intervale të gjata me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Indeksi i rrezeve UV do të rritet në vlera të larta dhe shumë të larta, kështu që orëve të mesditës këshillohet t’i shmangemi qëndrimit të gjatë në diell.

Edhe nesër moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Mëngjesi do të jetë i nxehtë, por do të ketë dhe vranësira. Ndërsa pasdite pritet të ketë ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Back to top button