11 pacientë me Covid-19 e 26 post-COVID po trajtohen në SHSKUK

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 37 pacientë, 11 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 26 post-COVID.
Bëhet e ditur se prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 12 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë aktualisht janë 312 raste aktive me COVID-19./21Media 
Back to top button