Kjo është data kur Butrint Imeri e Don Xhon publikojnë “Corazon”

Artistët, Butrint Imeri dhe Don Xhon do të sjellin për publikun projektin e parë bashkëpunim “Corazon”.
Një projekt i paralajmëruar kohë më parë, për të cilin ndjekësit e dyshes u shprehen shumë të entuziazmuar për të parë punën në këtë duet.
E për këtë ka tashmë një datë publikimi. “Corazon” vjen më 23 dhjetor(e enjte), në 23:59.
“Mos e harroni këtë datë”, ka shkruar Butrinti në Instagram.
Tashmë, sekuencë të këngës veçse janë shpërndarë në rrjete sociale nga dëgjues të muzikës së dyshes, por projekti i finalizuar me videoklip do të dalë në Youtube të enjten.

Kujtojmë se, viti 2021 ishte i suksesshëm për të emrat e njohur të estradës.
Butrinit solli “Kuku”, një projekt që mblodhi miliona shikime në Youtube qysh në 24 orët e para.
Ndërkaq, Don Xhon solli “Gjuj për to”, në bashkëpunim me reperen, Loredana, po ashtu një projekt që në pak kohë u bë një hit i padiskutueshëm./21Media

Back to top button