Shfaqja “Pushimi i Kalorësve” jepet më 23 dhjetor
“Pushimi i Kalorësve” nga Baleti Kombëtar i Kosovës, jepet më 23 dhjetor.
Duke filluar nga ora 20:00, do të keni mundësi të ndiqni këtë koreografi nga Natalia Osipova.
Me muzikë të Johann Armsheimer, Joseph Strauss dhe Émile Waldteufel, “Pushimi i Kalorësve” zgjat afër një orë.
Së fundmi, u nënshkruan pesë marrëveshje bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në kulturë e trashëgimi, që i hapin rrugë forcimit të raporteve mes institucioneve kombëtare të kulturës e të trashëgimisë kulturore të të dyja vendeve.
Marrëveshjet e nënshkruara janë për bashkëpunim ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, protokoll bashkëpunimi ndërmjet Operës, Filharmonisë, Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” të Republikës së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit – Ansamblit Popullor (TKOBAP) të Republikës së Shqipërisë, marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Parkut Arkeologjik Kombëtar Apolonia të Shqipërisë dhe Parkut Arkeologjik Ulpiana të Kosovës dhe marrëveshje bashkëpunimi mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë./21Media