Kaloni te përmbajtja kryesore

11 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës 

 

60 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 43 pacientë janë oksigjeno terapi, ndërsa 11 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Poashtu edhe një pacientë është në respirator (CPAP), kurse 3 të tjerë janë shëruar nga infektimi me COVID-19.

“60 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, 1 pacientë është në Respirator (CPAP) ndërsa 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 530 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 42 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button