Sot do të bëhet përurimi i aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë(AKF), një investim ky i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në ceremoninë e përurimit të këtij objekti do të marrin pjesë, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Ambasadorë të akredituar në Kosovë, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Ceremonia do të mbahet sot, e hënë më 18 janar, duke filluar në 9:30, në objektin e AKF-së, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve.