11 raste janë iniciuar për falsifikim të testeve për Covid-19

Përveç mediave vendore, edhe mediat e huaja kanë shkruar për falsifikimin e testeve për Covid-19 në Kosovë. RTV21.TV ka pyetur policinë se sa është numri i personave që janë zënë duke lëshuar teste false të Covid-19. Policia ka informuar se deri më tani, 11 raste janë iniciuar për falsifikim të testeve PCR Covid-19 dhe një rast për mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.
Policia për rtv21.tv ka konfirmuar se për 9 raste janë ngritur kallëzime penale, ndërsa për 3 raste janë duke vazhduar hetimet.
Në pyetjen se sa është numri i personave që janë kapur me teste false, policia ka theksuar se janë identifikuar 26 persona të dyshuar, 15 prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa ndaj 6 personave është vazhduar në procedurë  të rregullt, 5 persona me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në vetizolim./21Media

Back to top button