11 të vdekur dhe mbi 840 raste të reja me Covi-19

 

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 11 persona që ishin të prekur me Covid-19, ndërsa u regjistruan edhe 843 raste të reja.

Viktimat: 5 nga Shkupi, 2 nga Kavadari dhe Negotina dhe nga një viktimë nga Kumanova dhe Koçani.

Nga ministria informojnë se nga koronavirusi u shëruan edhe 333 pacientë,

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 është 106.110, numri i pacientëve të shëruar 94.275 dhe i  atyre që kanë vdekur është 3176.

Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 8659./21Media

Back to top button