Grenell kërkon nga BE të fillojë dhënien e vizave për kosovarët

 

Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell sot ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të ndalojë së foluri për liberalizimin dhe të fillojë të jep vizat për qytetarët e Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Brukseli duhet të ndalojë së foluri për liberalizimin dhe të fillojë të jep vizat.

“Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni t’i jepni ato. Kancelarja Merkel më ka thënë direkt se është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo e tha këtë në vitin 2019”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, Kosova është vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

Back to top button