Kosnett për arrestimin e zyrtarëve policorë: Askush s’duhet të jetë mbi ligjin

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett është deklaruar rreth arrestimeve të tetë zyrtarëve policorë të Kosovës me dyshimin për kryerjen e disa veprave penale.

Kosnett është shprehur se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, duke theksuar edhe se është inkurajuese kur institucionet reagojnë pas raportimeve të qytetarëve.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Sot duke falënderuar qytetarët e guximshëm, Inspektorati policor ka arrestuar tetë zyrtarë policorë. Kjo pasoi një hetim bashkëpunues një vjeçar nga Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe Prokuroria. Është inkurajuese të shohësh institucionet që reagojnë pas raportimeve të qytetarëve dhe duke vepruar në raportin e një qytetari dhe duke i mbajtur zyrtarët përgjegjës. Nëse sheh diçka, thuaj diçka”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

Tetë zyrtarë policorë janë arrestuar sot në mëngjesin e hershëm të dyshuar për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”.

Back to top button