Barcelona rigjen fitoren ndaj Levantes
Barcelona është rikthyer tek fitorja pas dy barazimeve të njëpasnjëshme në La Ligas pas e ka mposhtur Levanten me rezultat 3-0.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e shtatë të La Ligas dhe u zhvillua në stadiumin “Camp Nou”.
Memphis Depay shënoi nga penalltia për 1-0 në minutën e gjashtë të ndeshjes, kurse Luc De Jong e dyfishoi atë në minutën e 14’.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e dobët nga skuadra e Ronald Koeman, por Ansu Fati i cili u rikthye nga lëndimi e gjeti rrugën e golit duke shënuar për 3-1 në minutat shtesë të takimit.
Më këtë fitore Barcelona arrin në kuotën e 12 pikëve duke u renditur në vendin e pesë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.