11-vjeçari ia kaloi Einsteinit e Hawkingut për inteligjencë

Yusuf arriti shifrën 162 të testit Mesna

Një nxënës i qytetit Leeds në Angli shënoi rezultatin më të lartë të mundshëm në një test inteligjence, duke ia kaluar shkencëtarëve Albert Einstein dhe Stephen Hawking.
Yusuf Shah, 11-vjeçar, arriti shifrën 162 të testit Mesna, që konsiderohet maksimumi për nën moshat 18-vjeçare.
Thuhet se shkencëtari britanik, Hawking, kishte arritur 160 pikë në testin e inteligjencës, ndërsa Einsteini, që ndonëse nuk u testua kurrë zyrtarisht, besohet të ketë arritur këtë shifër.
Yusuf tha se miqtë e shkollës i thonë gjithmonë se është i zgjuar dhe nisur nga kjo, ai shprehu dëshirën të testohej.
“Të gjithë në shkollë mendojnë se jam shumë i zgjuar dhe gjithmonë kam dashur të di nëse isha në dy përqindëshin e parë të njerëzve që bëjnë testin. Është e veçantë të kesh një certifikatë”, tha ai./21Media

Back to top button