11-vjeçarja më inteligjente se Einsteini, tregon synimet e saj

Adhara Pérez Sánchez u bë e njohur me inteligjencën e saj, por jo vetëm. Matësi i IQ-së tregon se 11-vjeçarja është më e mençur se shkencëtari gjerman, Albert Einstein, me 162 shkallë. Ajo tash ka synime të tjera: të bëhet astronaute në NASA, shkruan DailyMail.

Adhara Pérez Sánchez u rrit në një lagje të varfër e në një rreth bullizues në Mexico City. Për shkak se ishte diagnostifikuar me çrregullime në të folur, familja u detyrua t’ia ndërrojë tri herë shkollën, por as kjo s’i kreu punë. Ajo u izolua, e u detyrua e vetme t’i futej shkencës.

“Mësimdhënësit nuk ishin shumë mikpritës, më thanë se donin të mbaronin punë. Ajo nisi të përjashtonte veten, nuk donte të luante me shokët e klasës, ndihej e çuditshme e më ndryshe”, deklaroi nëna e saj, Marie Claire Mexico.

Vajza, e vetmuar ia doli ta mësonte algjebrën dhe sistemin periodik të elementeve në kimi. Matematikën e kiminë i përvetësoi shpejt, ndërsa familja u çudit, e vendosi ta dërgonte në një qendër për terapi psikike.

Qendra u habit, e kur iu mat inteligjenca, ia tejkaloi Einsteinit.

Falë inteligjencës, meksikanes iu mundësua kalimi i klasave me shpejtësi, e tash ajo ka në posedim një diplomë baçelori për inxhinieri sistemesh, ndërsa aktualisht po studion për matematikë në master.

“Dua të shkoj në hapësirë dhe të kolonizoj Marsin. Nëse nuk ju pëlqen vendi ku jetoni, imagjinojeni ku doni të jetoni. Unë e shoh veten në NASA, kështu që ia vlen të provohet”, është shprehur ajo.

Back to top button