11 vjet më parë ka hyrë në fuqi vendimi për heqjen e vizave për Shqipërinë
Më 15 dhjetor 2010 ka hyrë në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian ka miratuar liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky vendim i ka hapur rrugë lëvizjes së lirë të shqiptarëve në 27 vendet e zonës Shengen.
Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike.
Shqipёria dhe Bosnje Hercegovina i janë bashkuar kështu Maqedonisë Veriore, Malit tё Zi dhe Serbisё, tё cilat kanë pёrfituar nga vendimi pёr njё regjim pa viza mё 19 dhjetor 2009.
Kosova mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilës edhe më tej duhet të kenë viza për të udhëtuar në vendet e evropiane.