Sot mot i vranët, në viset malore do të bie borë
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët. Në viset malore parashihet të ketë edhe borë.
Temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, ka njoftuar IHMK./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?