112-vjeçarja kryen obligimin qytetar, del në zgjedhje

Një grua 112-vjeçare e ka shfrytëzuar të drejtën e votës të dielën në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen në Turqi.

Votuesja turke, Gullu Dogan, është personi më i vjetër në Gumushane, rajoni i Detit të Zi të Turqisë.

Ajo mori pjesë në votim në qendrën e saj lokale të votimit me fëmijët dhe nipërit e saj.

112-vjeçarja vendosi të merrte pjesë personalisht në zgjedhje, pavarësisht se ka pasur mundësinë të hedhë votën e saj përmes një kutie të lëvizshme votimi.

Votuesit turq do të zgjedhin të dielën midis presidentit Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës, Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.

Back to top button