113 afganë mbrëmë kanë arritur në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se ka arritur grupi i dytë i afganëve të cilët janë akomoduar në ish-kampin e Bechtel Enkas.
Ai ka treguar se mbrëmë pas mesnate në Kosovë kanë ardhur 113 afganë.
Asnjë shtetas afganë nuk ka qenë i infektuar me Covid-19.
Të dilën në Kosovë ka arritur grupi i parë i afganëve të cilët kanë qenë 111./21Media 

Back to top button