Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Aeroportin “Adem Jashari”

 
Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës“Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit atij i janë gjetur dokumente të udhëtimit të një shteti tjetër, që dyshohet se janë false.
Policia ka njoftuar se në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur disa dokumente udhëtimit të një shteti tjetër që dyshohet të jenë të falsifikuara. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës./21Media 
Back to top button