115 pacientë të shtrirë nëpër spitale

​Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në spitalet janë të shtirë 115 pacientë, prej tyre 94 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 21 të tjerë post-COVID.
ShSKUK ka njoftuar edhe se në oksigjenoterapi janë 41 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 37 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 17 pacientë
Spitali i Gjakovës, 13 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit,3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.
Në Kosovë deri më tani janë 12 mijë e 396 raste aktive me Covid-19.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 4 mijë e 467 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Që prej nisjes së fushatës së imunizimit, në Kosovë, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 799 mijë e 939 persona.
Ndërkaq, 44 mijë e 143 persona kanë marrë dozën përforcuese, ndërkaq me dozë të tretë janë imunizuar 4 mijë e 813 qytetarë.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund të marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh./21Media  

Back to top button